Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40% e anëtarëve të bordit të jenë femra

Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40% e anëtarëve të bordit të jenë femra

15:26, 20/06/2023
A+ Aa A-

Në Norvegji, qeveria ka paraqitur një projektligj që kërkon që të paktën 40% e anëtarëve të bordit të kompanive të jenë femra.

Sipas Bloomberg, ministri norvegjez i Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, bëri të ditur përmbajtjen e projektligjit në një konferencë për shtyp.

“Norvegjia është vendi i parë në botë që bëri hap në këtë drejtim”, tha Vestre.

Nëse projektligji miratohet, 20.000 kompanitë e mëdha të vendit do të detyrohen të kenë të paktën 40% të anëtarëve të bordit femra deri në vitin 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco