Trump: Akuza duhet të tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Padrejtësisë dhe të më kërkojnë falje

Trump: Akuza duhet të tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Padrejtësisë dhe të më kërkojnë falje

19:18, 16/06/2023
A+ Aa A-

Donald Trump i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i kërkojë falje dhe të tërheqë aktakuzën kundër tij për keqpërdorimin e supozuar të dosjeve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.

Ish-presidenti amerikan shprehu kërkesën në platformën e tij “Truth Social”, nga ku sulmoi zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë për ngritjen e çështjes kundër tij.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi ai u paraqit në gjykatën e Floridës , ku u njoh me 37 akuzat në lidhje me dokumentet dhe pengimin e drejtësisë nga ana e tij.

“Akuza duhet të tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Padrejtësisë, e shoqëruar me falje”, shkroi Trump.

Ai postoi një artikull të Wall Street Journal të shkruar nga avokati i Judicial Watch, Michael Bekesha, i cili theksonte pikat që përmend edhe Trump në mbrojtjen e tij.

77-vjeçari shfaqi Aktin e Regjistrimeve Presidenciale dhe pretendoi se legjislacioni asokohe e ka lejuar atë të deklasifikonte disa dokumente, përfshirë ato që lidhen me sigurinë kombëtare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco