Mumja 3000-vjeçare gjendet në Peru pranë fushës së ekipit profesionist të futbollit

Mumja 3000-vjeçare gjendet në Peru pranë fushës së ekipit profesionist të futbollit

16:59, 16/06/2023
A+ Aa A-

Individi në fjalë mendohet të jetë sakrifikuar në një vend që ka qënë tempull.

Arkeologët peruan gjetën një mumje para-hispanike në një varr guri në majë të një kodre në periferi të Limës, pranë një fushe stërvitore të ekipit profesionist të futbollit.

Studentët nga Universiteti San Marcos dhe studiuesit fillimisht gjetën mbetjet e flokëve të mumies  dhe një kafkë në një pako të pambuktë gjatë gërmimit.

Arkeologu dhe menaxheri i qendrës historike dhe kulturore të Komunës së Rímac Miguel Aguilar tha se mumja ishte afërsisht 3000 vjeçare.

Varri u gjet në majë të një tempulli të shkatërruar prej balte në formë U, një karakteristikë e disa ndërtesave parahispanike.

"Me shumë mundësi i përket kulturës Manchay," tha Aguilar. "Është një kulturë që u zhvillua në luginat e Limës midis 1500 dhe 1000 para erës sonë.”

Mumja u varros me gjethe koka dhe guaska deti - duke bërë që ekspertët të besojnë se ishte pjesë e një sakrifice rituale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco