SHBA miraton ilaçin e ri për formën agresive të kancerit

SHBA miraton ilaçin e ri për formën agresive të kancerit

16:54, 16/06/2023
A+ Aa A-

Rregullatorët amerikanë miratuan një ilaç të ri që përdoret për trajtimin e një forme agresive të limfomës, njoftoi të premten kompania farmaceutike zvicerane Roche.

Columvi, një ilaç i ri i përdorur për të ndihmuar pacientët me një formë "të vështirë për t'u trajtuar" të limfomës - një lloj kanceri që fillon në qelizat e sistemit limfatik, është miratuar për kurimnga autoritetet amerikane.

Trajtimi është për "limfomën e madhe të qelizave B të relapsuara ose refraktare", që është kancer që ose rishfaqet ose nuk i përgjigjet trajtimit.

"Njerëzit me limfomë difuze të qelizave B të mëdha që kanë kaluar nëpër linja të shumta terapie kanë një prognozë të dobët dhe kanë nevojë dëshpërimisht për opsione shtesë trajtimi," tha Levi Garraëay, Shefi Mjekësor i Roche dhe Shefi i Zhvillimit të Produkteve Globale, në një deklaratë duke shpallur miratimin e ilaçit të ri, të premten.

"Si një trajtim i disponueshëm, me kohëzgjatje fikse që ofron norma të qëndrueshme reagimi, ne besojmë se Columvi mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohet kjo limfomë agresive, duke përforcuar përkushtimin tonë për të sjellë opsione inovative trajtimi për njerëzit me nevoja kritike të paplotësuara."

Ndërsa shumë njerëz me këtë formë të kancerit i përgjigjen trajtimit, ata që relapsojnë ose nuk reagojnë kanë "rezultate të dobëta", shtoi deklarata.

"Aprovimi i përshpejtuar" i ilaçit u bazua në rezultatet pozitive nga një studim, tha kompania.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco