Ndërron jetë nga një aksident rrugor aktori i njohur

Ndërron jetë nga një aksident rrugor aktori i njohur

08:05, 13/06/2023
A+ Aa A-

Aktori 71-vjeçar Treat Williams ka ndërruar jetë.

Ai  vdiq në një aksident rrugor  pranë shtëpisë së tij luksoze në Vermont.

Sipas mediave ndërkombëtare, aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e së hënës kur motoçikleta në të cilën udhëtonte Williams është përplasur me një makinë e drejtuar nga një shofer 35-vjeçar.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi 35-vjeçar i makinës ka kthyer majtas për të hyrë në një parking, duke tërhequr zvarrë motoçikletën me aktorin që ndodhej në drejtim të kundërt të trafikut.

Williams , i njohur për rolet e tij në Everwood dhe filmin Hair, u vra në aksident afër shtëpisë së tij prej 1 milion dollarësh në Vermont, vetëm disa orë pasi postoi video dhe foto të kopshtit të tij.

 Aktori 71-vjeçar ishte i martuar me aktoren Pam Van Sant dhe kishin dy fëmijë.

Përplasja ndodhi në orën 16:53 (koha lokale e Vermontit) të hënën, dhe megjithëse Williams u transportua me helikopter në spital, mjekët nuk mundën t'i shpëtonin jetën.

Kush ishte Treat Williams?

Treat Williams lindi në vitin 1951 në Konektikat dhe filloi karrierën e tij profesionale në fushën e aktrimit rreth moshës 20-vjeçare, pasi u diplomua për herë të parë në Kolegjin Franklin dhe Marshall.

Karriera e tij mori hov pas paraqitjes së tij të parë në film në filmin thriller Deadly Hero në 1975 dhe një vit më vonë ai u shfaq në Ritz dhe The Eagle Has Landed .

Në vitin 1979 ai luajti George Berger në Hair , i cili u bazua në një muzikal në Broadway, për të cilin ai u nominua për një Golden Globe për herë të parë. Dy vjet më vonë nominimi i tij i dytë për Golden Globe pasoi për filmin Prince of The City.

Treat Williams gjithashtu luajti Dr. Andrew Brown në serialin Everwood dhe u nderua me dy nominime për çmimin SAG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco