Ndarja nga jeta e Berlusconit, shpreh ngushëllimet edhe Putin

Ndarja nga jeta e Berlusconit, shpreh ngushëllimet edhe Putin

21:32, 12/06/2023
A+ Aa A-
Silvio Berlusconi mbylli sytë në moshën 87-vjeçare mëngjesin e kësaj të hëne në Milano, teksa për ndarjen nga jeta të tij kanë reaguar klube të shumta futbolli, futbollistë, drejtues, etj.

Por krahas angazhimit në futboll Berlusconi ka pasur edhe një jetë politike mjaft të pasur, duke qenë edhe kryeministër i Italisë, teksa ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ‘kavalierit’ i ka shprehur edhe diktatori rus Vladimir Putin.

“Silvio Berlusconi ishte një mik i vërtetë. Do të kujtohet në Rusi si mbështetësi kryesor i forcimit të raporteve mes vendeve tona”, deklaroi Putin në mesazhin ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco