Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt si pjesë e kundërofensive të saj kundër forcave ruse

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt si pjesë e kundërofensive të saj kundër forcave ruse

14:13, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ukraina thotë se ka rimarrë një fshat të katërt në juglindje si pjesë e kundërofensive të saj.

Sipas mediave të huaja, forcat e Kievit kanë ngritur flamurin ukrainas në Storozheve në rajonin e Donetsk.

Ministri i Mbrojtjes falënderoi Brigadën e 35-të të Veçantë të Marinsave për rimarrjen e kontrollit të fshatit.

Lajmi vjen pasi Ukraina tha se çliroi gjithashtu fshatrat Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka, të cilat shtrihen në skaj të rajonit të Donetsk, pranë rajonit të Zaporizhzhia.

Blogerët e njohur ushtarakë rusë thanë se lufta për Makarivka ishte në vazhdim, por konfirmuan se forcat ukrainase kishin marrë Blahodatne dhe Neskuchne.

Ndërsa Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA, thotë gjithashtu se Ukraina ka rimarrë Novodarivka, duke e çuar numrin total të fshatrave në pesë.

Sidoqoftë, Sky News, shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.

Luftimet vazhdojnë pranë Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka sot, me 25 beteja në 24 orët e fundit, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco