Pse një copë toke e zbrazët me rërë u shit për $34 milionë

Pse një copë toke e zbrazët me rërë u shit për $34 milionë

13:14, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Për shembull, një kështjellë, një mega pallat buzë plazhit, prona madhështore, disa supermakina si Lamborghini ose Rolls-Royce Phantoms.

Në Dubai, mund të blini një copë tokë me rërë. Ok, ok...jo vetëm kaq.

Toka në fjalë është në një parcelë e zbrazët në ishullin luksoz Jumeirah Bay, që së fundmi u shit për më shumë se 34 milionë dollarë.

Toka prej 24,500 metrash katrorë u shit nga Umar Kamani, një sipërmarrës britanik dhe bashkëthemelues i PrettyLittleThing.

Image

"Jumeirah Bay është më ekskluzivja nga gjithë gjërat ekskluzive,” tha për CNN Andrew Cummings nga Knight Frank Dubai, agjencia e pasurive të patundshme që u mor me shitjen. "Është për individët me pasuri shumë të majme që pyesin veten: "Cila është më e mira që mund të marr?"

Ishulli Jumeirah Bay është gjithashtu shtëpia e shumë plazheve me rërë dhe ka një marinë për dhjetëra jahte, restorante të nivelit të lartë, palestra dhe një qendër spa. Ishulli është shumë i vogël dhe konsiderohet ekskluziv.

Edhe llojet e pronave që po ndërtohen atje tani nuk janë si çdo gjë që keni parë në Dubai. Mendohet se Jumeirah Bay do të duket shumë më tepër si Beverly Hills.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco