Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shtyhen provimet në Rumani, mësuesit në grevë për paga më të larta

Shtyhen provimet në Rumani, mësuesit në grevë për paga më të larta

11:38, 10/06/2023
A+ Aa A-

Mijëra mësues rumunë u mblodhën në qendër të Bukureshtit për të kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Provimet e diplomës janë shtyrë në Rumani pasi greva e mësuesve hyri në javën e tretë.

Sindikatat po kërkojnë rritje të pagave, pagesa jashtë orarit, indeksimin e inflacionit etj. Mësuesit e rinj në Rumani fitojnë më pak se €462 në muaj. Paga mesatare në Rumani është rreth €945.

Sipas ministres së arsimit të Rumanisë, Ligia Deca, provimi i shkollave të mesme do të fillojë në 14 qershor pasi u shty me dy ditë. Më shumë se 12,000 mësues nga i gjithë vendi u mblodhën në Sheshin e Fitores për një miting të premten.

“Kolegët tanë janë të mërzitur jo vetëm për shkak të rrogës, por për shkak të mungesës së besimit ndaj qeverisë.

Në këtë vend ligji nuk respektohet, asgjë nuk respektohet më,” tha një protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco