A është ky fundi? Ish-kryeministri Boris Johnson lë mandatin e deputetit

A është ky fundi? Ish-kryeministri Boris Johnson lë mandatin e deputetit

10:48, 10/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson dha dorëheqje nga mandati i deputetit, pas një raporti nga një komision parlamentar në lidhje me faktin nëse ai kishte mashtruar parlamentin sa i përket skandalit të njohur si ‘Partygate’. Në një deklaratë të fortë, Johnson tha se komisioni veproi si një ‘gjykatë kangurësh’, që kishte për qëllim ta gjente fajtor. Por a është ky fundi për Boris Johnson?

BBC

Njoftimi i orëve të vona të mbrëmshme nga Boris Johnson se ai do të largohej si deputet me efekt të menjëhershëm, siguronte që ishte ai që po i jepte formë narratives, po krijonte titujt dhe se ishte agjenti i ndryshimit, thotë redaktori politik i BBC, Chris Mason.

Duke folur për BBC, Mason përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes që kanë të gjithë: a është ky fundi për ish-kryeministrin?

Mason thotë se pasi ka folur me konservatorët e profilit të lartë dhe ata që janë në qendër të kësaj drame, shumë prej tyre janë “po kaq të paditur sa ne të tjerët”.

“Varet se çfarë nënkuptoni kur thoni fundi,” thotë Mason.

“Karriera politike e tij ka mbaruar tani për tani. Por a ka mbaruar përsa i përket ndikimit? Aspak”.

Kurse Will Walden, këshilltar kryesor i Johnson kur ai ishte Sekretar i Jashtëm, thotë: “Nuk mendoj se është fundi. Ky është Borisi tipik, ka vetëm një gjë që e nxit atë dhe kjo është se atij i pëlqen të fitojë, ose të paktën të mos humbasë”.

Walden thotë se Johnson nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje në 26 vite dhe raporti i komisionit kërcënonte qartë se do të ndryshonte këtë.

“Ai është përpjekur për një vit apo më shumë, të mbrojë versionin e tij të narratives,” thotë Walden, përpara se të shtojë se nuk është befasi, pasi Johnson kishte thënë më parë se nuk do ta respektonte rezultatin nëse komisioni do e gjente fajtor.

“Pra, siç po shkojnë gjërat, të gjitha armët po flakërojnë. Ai është në gjendje të shmangë humbjen dhe të fajësojë pothuajse të gjithë të tjerët. Ai po përgatit veten për atë që mund të ndodhë më pas, pa poshtërimin e dëbimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco