Kolumbi: 4 fëmijët e zhdukur në xhungël janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh

Kolumbi: 4 fëmijët e zhdukur në xhungël janë gjetur të gjallë pas 40 ditësh

07:15, 10/06/2023
A+ Aa A-

“I gjithë vendi gëzohet”: Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi në një postim në rrjetin social Twitter se katër fëmijë që ishin zhdukur pasi avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua më 1 maj në një xhungël të dendur në Kolumbinë jugore janë gjetur të gjallë, dyzet ditë më vonë, duke postuar një foto se ku u gjetën.

Fëmijët, të moshës 13, 9, 4 dhe 1 vjeç, anëtarë të fisit autokton Uitoto, u shpëtuan nga pjesëtarë të forcave të armatosura, shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi i aviacionit civil që po kërkonin për ta si pjesë e operacionit të shpëtimit të quajtur "Shpresa. “, thanë më herët dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Katër fëmijët po udhëtonin me nënën e tyre, pilotin dhe një të afërm të tyre kur avioni u rrëzua.

Tre pasagjerët e rritur të avionit u shpallën të vdekur nga ushtria në vendin e rrëzimit.

“Kanë qenë bashkë, janë të dobët, do t’i ekzaminojnë mjekët. I gjetën, kjo më gëzon shumë”, tha presidenti Petros.

Ekipet e shpëtimit kishin gjetur fruta gjysmë të ngrënë në strehimoren e improvizuar nga fëmijët  dhe sende të ndryshme, përfshirë shishen e fëmijës më të vogël, gjatë kërkimit të mundimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco