Silvio Berlusconi shtrohet përsëri në spital

Silvio Berlusconi shtrohet përsëri në spital

20:31, 09/06/2023
A+ Aa A-

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ish-kryeministri 86-vjeçar i Italisë është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi se Berlusconi ndodhet në një repart në katin e parë të spitalit, ndaj nuk është në terapi intensive.

Por shtrimi i tij në spital ndoshta do të zgjasë disa ditë.

Berluskoni doli nga i njëjti spital më 19 maj 2023, pasi qëndroi 45 ditë i shtruar në spital, duke përfshirë 11 ditë në njësinë e kujdesit intensiv.

Ai u shtrua më 5 prill për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore për shkak të një forme kronike të leukemisë.

Berlusconi kishte planifikuar ditën e shtunë një takim samit me shtabin e përgjithshëm të partisë së tij Forza Italia në vilën e tij në Arcore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco