VIDEO/ Momenti kur peshkatarët kapin peshkaqenin tigër që gëlltiti të gjallë turistin rus në Detin e Kuq

19:59, 09/06/2023
A+ Aa A-

Turistët në plazhin e Hurghadas në Egjipt u tronditën mëngjesin e sotëm kur panë se si një peshkaqen tigër sulmoi për vdekje një turist rus, i cili po notonte i vetëm në ujërat e Detit të Kuq.

Peshkatarët e zonës shkuan t’i vinin menjëherë në ndihmë turistit fatkeq, por sulmi ishte brutal nga peshkaqeni dhe ai nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Për këtë, peshkatarët arritën të zënë në rrjetë peshkaqenin vrasës dhe më pas e kanë nxjerrë në breg.

Peshkaqeni tigër e tërhoqi zvarrë Vladimir Popovin për tre metra nëpër ujë dhe e vrau atë. Ndërkohë, i ati i Popov, Yury, pa djalin e tij të pafuqishëm duke thirrur për ndihmë gjatë sulmit të peshkaqenit.

Pas ngjarjes së rëndë, autoritetet vendase u bënë thirrje turistëve që të jenë vigjilentë dhe të respektojnë këshillat e stafit të resortit dhe autoriteteve të sigurisë në plazhe.

Peshkaqenët e pranishëm në Detin e Kuq, shumë rrallë sulmojnë pushuesit, përveç nëse këta të fundit i kalojnë kufijtë e autorizuar.

Në korrik 2022, në të njëjtën zonë, dy turistë vdiqën pas një sulmi peshkaqen. Një nga dy viktimat ishte një austriak 68-vjeçar, i cili vdiq nga një atak në zemër pasi kafsha iu afrua, ndërsa informacioni i përgjithshëm i tjetrit nuk u bë i ditur.

Në vitin 2018 të njëjtin fat pati një turist çek, jashtë një plazhi tjetër egjiptian. Në vitin 2015 një gjerman u sulmua dhe pesë vjet më parë një gjermane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco