Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Wall Street Journal raporton se Kina po planifikon të krijojë një bazë spiunazhi në Kubë

Wall Street Journal raporton se Kina po planifikon të krijojë një bazë spiunazhi në Kubë

19:34, 09/06/2023
A+ Aa A-

Një raport në Wall Street Journal që thoshte se Pekini planifikonte të krijonte një bazë spiunazhi në Kubë është hedhur poshtë nga burime të shumta qeveritare në Karaibe dhe Shtetet e Bashkuara.

Gazeta e përshkruante “një marrëveshje sekrete për Kinën për të krijuar një objekt përgjimi elektronik në ishull”, transmeton Telegrafi.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të njohur me “inteligjencën shumë të klasifikuar”, në artikull thuhet se baza e propozuar do t’i lejonte Kinës të kryente “inteligjencë sinjalesh”, një lloj spiunazhi që do ta lejonte atë të përgjonte e-mailet, thirrjet telefonike dhe të dhëna të tjera nga SHBA-ja.

Gazeta tha se marrëveshja ishte arritur në parim me Pekinin që pranoi t’i paguante Kubës “disa miliardë dollarë” për të ndërtuar objektin.

Por disa prej pretendimeve i ka hedhur poshtë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Ne e kemi parë raportin. Nuk është e saktë”, tha Kirby për agjencinë e lajmeve Reuters pa elaboruar se cili aspekt i raportit ishte i pasaktë.

Patrick Ryder, Gjeneral brigade, dhe njëherësh një zëdhënës i departamentit të mbrojtjes amerikane, tha: “Ne nuk jemi të vetëdijshëm që Kina dhe Kuba po zhvillojnë një lloj të ri stacioni spiunazhi”.

Në Havana, zëvendësministri i Jashtëm kuban, Carlos Fernandez de Cossio i hodhi poshtë pretendimet në artikull duke i quajtur si “krejtësisht të rrema dhe të pabaza”, duke e quajtur atë një trillim të SHBA-së që synon të justifikojë embargon ekonomike prej dekadash të Washingtonit kundër ishullit.

Ai tha se ishulli refuzoi të gjithë praninë ushtarake të huaj në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Ndërkaq, një zëdhënës i ambasadës kineze në Washington tha se nuk janë në dijeni për rastin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco