Gafa e radhës nga Biden, Rishi Sunak e quan ‘president’

Gafa e radhës nga Biden, Rishi Sunak e quan ‘president’

21:19, 08/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Joe Biden iu drejtua kryeministrit britanik Rishi Sunak si “president” gjatë bisedës së tyre sot në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, 80 vjeç, shpejtoi të korrigjonte, duke bërë shaka se i dha Sunak një promovim. “Epo zoti President… Sapo ju promovova… Zoti Kryeministër, është mirë që ju mirëpres përsëri”, tha Biden në fillim të takimit me kryeministrin britanik, i cili qeshi.

Kjo është vizita e parë e Sunak në Shtëpinë e Bardhë që kur ai mori detyrën si kryeministër i Britanisë tetorin e kaluar.

“Në muajt e fundit u takuam në San Diego dhe më pas u takuam në Belfast dhe Hiroshima”, tha presidenti amerikan. “Dhe tani ne jemi këtu, ne do të zgjidhim të gjitha problemet në botë në 20 minutat e ardhshme,” shtoi ai.

Presidenti amerikan vlerësoi sot lidhjet e forta Uashington-Londër, duke thënë se ato janë në “formë jashtëzakonisht të mirë”. Megjithatë, gjatë vizitës së tij të fundit në Irlandë, ai kishte thënë se qëllimi i udhëtimit të tij në ishull ishte të sigurohej që “populli britanik të mos jetë i ngarkuar”, mes shqetësimeve për procesin e paqes dhe ndikimin e Brexit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco