Krim i rëndë në familje, 44-vjeçari vret nusen dhe dhëndrin e tij, dyshonte se kishin lidhje intime

Krim i rëndë në familje, 44-vjeçari vret nusen dhe dhëndrin e tij, dyshonte se kishin lidhje intime

19:52, 08/06/2023
A+ Aa A-

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje italiane, ku një 44-vjeçar ka vrarë nusen dhe dhëndrin e tij. Referuar mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre.

Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën midis Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso, i pari në rrugë, i dyti në një apartament.

Ndërkaq në lidhje me këtë krim është vetëdorëzuar në polici 44-vjeçari Raffaele Caiazzo. Dyshimet e para janë se shkak për këtë është bërë se një lidhje dashurie që mund të kishin këto të dy me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco