VIDEO/ TERROR në Francë, Siriani plagos me thikë 7 persona në një park, 6 prej tyre fëmijë

VIDEO/ TERROR në Francë, Siriani plagos me thikë 7 persona në një park, 6 prej tyre fëmijë

19:26, 08/06/2023
A+ Aa A-

Me thikën në dorë duke vrapuar në parkun e qytetit juglindor Anncey në Francë, ky është momenti kur siriani 45-vjeçar sulmon fëmijët dhe kalimtarët. Në një moment siç shihet edhe në videon më poshtë ai afrohet të qëllojë me thikë një foshnjë në karrocë që mbahet nga një grua, por kjo e fundit shpëton duke vrapuar.

Shtatë persona, mes tyre 6 fëmijë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qytetin juglindor të  Francës, Annecy. Mësohet se ngjarja ndodhi në një park pranë liqenit të qytetit, shkruajnë mediat e huaja.   Autori i krimit është një azilkërkues sirian 45-vjeç, i cili është arrestuar nga policia. Fëmijët e plagosur janë rreth moshës tre vjeç dhe dy prej tyre dhe një burrë janë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 45-vjeçari fillimisht është afruar dhe ka goditur me thikë fëmijët, më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka sulmuar një të moshuar që po ecte aty pranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco