Fatkeqësia më e madhe pas Çernobilit/ Zelensky kritikon ndërkombëtarët

09:36, 08/06/2023
A+ Aa A-

Shembja e digës Kakhovka në Ukrainë është cilësuar nga ekspertët si katastrofa më e madhe mjedisore që prej Çernobilit. Kryqi i Kuq thotë se zhvendosja e minave tokësore është një nga problemet më të mëdha për banorët në zonat e përmbytura. Kurse presidenti Volodymyr Zelensky rezervoi kritika për komunitetin ndërkombëtar

Nga Paul Adams, BBC

Përmbytjet mund të kenë filluar të stabilizohen në Kherson, poshtë rrjedhës së lumit Nova Kakhovka, por uji pritet të vazhdojë të derdhet për javë të tëra në vazhdim.

Presidenti Zelensky akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk ka reaguar mjaftueshëm shpejt.

Në fjalimin e tij gjatë natës, ai tha se Ukraina kishte nevojë për një reagim të qartë dhe të shpejtë. Pa operacione shpëtimi, pa ujë të pijshëm, pa ushqim apo ilaçe, ai tha se ishte e pamundur të dihet sa njerëz do të vdisnin.

Dhe ai akuzoi organizatat ndërkombëtare si Kryqi i Kuq për humbjen e aftësisë për të shpëtuar jetë. Banka Botërore ka ofruar të kryejë një vlerësim të shpejtë të dëmit dhe nevojave më emergjente të Ukrainës.

Organizata ka llogaritur më herët se do të kushtojë më shumë se 400 miliardë dollarë për të rindërtuar ekonominë e shkatërruar të Ukrainës.

Shembja e digës, humbja e rezervuarit më të madh në vend dhe ndikimi në bujqësi në një sipërfaqe të madhe të tokës jetike bujqësore do ta shtojnë ndjeshëm këtë faturë kolosale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco