Zelensky: Ukraina në pritje të marrëveshjeve përfundimtare për dorëzimin e aeroplanëve F-16

Zelensky: Ukraina në pritje të marrëveshjeve përfundimtare për dorëzimin e aeroplanëve F-16

23:33, 06/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Ukraina është në pritje të marrëveshjeve përfundimtare me aleatët e saj për dorëzimin e aeroplanëve F-16.

“Partnerët tanë e dinë se sa aeroplanë na duhen. Unë tashmë kam marrë një sasi të numrit nga disa prej partnerëve tanë evropianë, dhe është i madh. Jam shumë i lumtur me informacionin që kam marrë nga disa vende … Ishte një ofertë serioze dhe e fuqishme”, tha Zelensky.

Në një njoftim në faqen e internetit të presidencës ukrainase në lidhje me bisedën, thuhej se Zelensky kishte takuar liderët e vendeve të gatshme për t’i siguruar Ukrainës aeroplanët F-16 në një udhëtim të fundit në Moldavi.

“Tani ne [Ukraina] kemi ende nevojë për një marrëveshje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden dha mbështetjen që pilotët e Kievit të trajnohen për aeroplanët F-16 që prodhohen nga SHBA-ja në samitin e G7 në Japoni më 19 maj dhe iu bëri me dije aleatëve – disa prej të cilëve i kanë këta aeroplanë, se nuk do të bllokojë eksportin e tyre në Ukrainë.

Trajnimi për F-16 ka filluar në disa vende të BE-së, sipas Përfaqësuesit të Lartë të bllokut, Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco