Gjykata ruse cakton gjyqin e ri për Navalny, armikun e burgosur të Kremlinit

Gjykata ruse cakton gjyqin e ri për Navalny, armikun e burgosur të Kremlinit

20:52, 06/06/2023
A+ Aa A-

Moskë – Një gjykatë në Moskë caktoi të martën datën për një gjyq të ri ndaj liderit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny, që mund ta lërë atë në burg për dekada.

Gjykata e qytetit të Moskës mbajti një seancë paraprake me dyer të mbyllura për të diskutuar çështjet teknike në lidhje me gjyqin e armikut të përhershëm të Kremlinit përpara se të fillojë më 19 qershor.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, tha se gjyqi do të zhvillohet në një burg të sigurisë maksimale 250 kilometra në lindje të Moskës, ku Navalny po vuan një dënim me nëntë vjet për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës.

Navalny, 47 vjeç, i cili ekspozoi korrupsionin zyrtar dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit, u arrestua në janar 2021 kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjentë nervorë, për të cilin fajësoi Kremlinin.

Navalny ka thënë se akuzat e reja për ekstremizëm, të cilat ai i hodhi poshtë si "absurde" mund ta mbajnë atë në burg edhe për 30 vjet të tjera. Ai tregoi se një hetues i tha atij se ai do të përballej gjithashtu me një gjyq të veçantë në gjykatën ushtarake për akuzat e terrorizmit që mund të mbartnin një dënim të përjetshëm.

Akuzat e reja vijnë pasi autoritetet ruse po kryejnë një goditje të intensifikuar ndaj disidencës në kulmin e luftimeve në Ukrainë, të cilat Navalny i ka kritikuar ashpër.

Mbështetësit e Navalny kremtuan ditëlindjen e tij të dielën me demonstrata dhe më shumë se 100 persona u arrestuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco