Pasoja dramatike nga shpërthimi i digës në Ukrainë, përmbytet kopshti zoologjik, ngordhin 300 kafshë

Pasoja dramatike nga shpërthimi i digës në Ukrainë, përmbytet kopshti zoologjik, ngordhin 300 kafshë

17:53, 06/06/2023
A+ Aa A-

Pasoja dramatike solli shpërthimi në digën Kakhovka në Ukrainë. Mësohet se 300 kafshë kanë ngordhur në një kopsht zoologjik në bregun e lumit Dnipro.

Kopshti zoologjik i quajtur Kazkova Dibrova e ka bërë publik rastin nëpërmjet një postimi në “facebook”.

“Parku ishte i minuar dhe ishte e pamundur të evakuoheshin kafshët,” tha ai.

“Ne u përpoqëm t’i shpëtonim. Çdo ditë nën zjarr dy punëtorë rrezikonin jetën për të shkuar në Dibrovë për të ushqyer kafshët. Tani Rusia ka shkatërruar gjithçka.

Shpirti ynë është copëtuar nga dhimbja”, shtoi përfaqësuesi i kopshtit zoologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco