Çfarë po përgatit Ukraina? Ministria e Mbrojtjes kërkon diskrecion: Mos tregoni se kur…

Çfarë po përgatit Ukraina? Ministria e Mbrojtjes kërkon diskrecion: Mos tregoni se kur…

16:08, 04/06/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku kërkon diskrecion dhe ruajtjen sekret të datës se kur Kievi do të nisë kundër ofensivën ndaj trupave të Putinit.

Në video shfaqen ushtarët ukrainas të cilët kërkojnë nga shikuesit të heshtin e të mos zbulohet data se kur Kievi “do të tregojë forcën”.

Kundërofensiva është paralajmëruar disa herë nga autoritet më të larta të vendit, përfshirë edhe presidentin Volodymir Zelensky, i cili ka bërë me dije se ka vijuar puna për mbledhjen e armatimeve të nevojshme nga partnerët, në mënyrë që të jetë edhe më e fortë kundërpërgjigja nda trupave të Putinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco