Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Po zbriste në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Biden godet me kokë kornizën e derës së helikopterit

Po zbriste në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Biden godet me kokë kornizën e derës së helikopterit

14:03, 04/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden, 80-vjeç, ka goditur paksa kokën në strukturën e metaltë derisa po dilte nga helikopteri me t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Skena e pakëndshme siç raporton Fox News, është regjistruar vetëm disa orë pasi u rrëzua në skenë gjatë ceremonisë hapëse të akademisë së forcave ajrore në Kolorado, transmeton Telegrafi.

Gazetarët që prisnin Bidenin në fushën e gjelbër të Shtëpisë së Bardhë, kanë regjistruar momentin kur presidenti amerikan godet pjesën e sipërme të strukturës së metaltë të derës derisa po dilte nga helikopteri.

Gjykuar nga pamjet, Biden duket se nuk është lënduar, megjithatë preku paksa kokën derisa po ecte në fushën e gjelbëruar.

“U futa në thesin me rërë”, u tha gazetarëve, duke iu referuar rrëzimit që sipas tij u shkaktua nga thesi me rërë që ishte në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco