Inteligjenca britanike: Për çdo 48 centimetra të fituara në Bakhmut, një ushtar rus është vrarë ose plagosur

Inteligjenca britanike: Për çdo 48 centimetra të fituara në Bakhmut, një ushtar rus është vrarë ose plagosur

11:23, 04/06/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se në Bakhmut, Rusia ka fituar vetëm 48 centimetra për secilin prej ushtarëve të saj të vrarë ose të plagosur.

Rusia pretendonte se pushtoi qytetin në fund të muajit të kaluar, me ndihmën e grupit mercenar Wagner, transmeton Telegrafi.

Por Wagner po tërhiqet dhe po ia lë ‘pushtimin’ trupave të rregullta ruse – udhëheqësi i grupit tha disa ditë më parë se 99 për qind e njësive të Wagner janë larguar.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA thotë: “Një bloger ushtarak rus pohoi se forcat ruse dhe ukrainase po kryejnë angazhime pozicionale në krahun verior dhe jugor të Bakhmutit”.

“Blogeri ushtarak pohoi se forcat ukrainase po forcojnë linjat mbrojtëse në këtë zonë, sepse forcat ruse synojnë të rifillojnë përpjekjet e tyre sulmuese më 5 qershor – data e planifikuar e përfundimit të tërheqjes së Wagner nga Bakhmut”, u tha ndër tjera nga ISW.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhimi04/06/2023 13:04

LAJMET E KTYNE PLEHRAVE JAN SI PUNA LAJMIT( RRENES) QE IRAKU KA ARME KIMIKE

Shto koment

Denonco