Aksident i rëndë në Itali, përplaset autobusi me 38 pasagjerë, ka të vdekur dhe të plagosur

Aksident i rëndë në Itali, përplaset autobusi me 38 pasagjerë, ka të vdekur dhe të plagosur

10:59, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit.

Siç edhe shkruan ANSA, autobusi me 38 pasagjerë të cilët ishin turistë, ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.

Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Shoferi i autobusit është kthyer majtas për të shmangur përplasjen, por ka dalë nga rruga.  

Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.

‘Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb ‘, tha një nga pasagjerët e autobusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco