Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bombardimet në rajonin kufitar rus, Belgorod, vrasin dy gra

Bombardimet në rajonin kufitar rus, Belgorod, vrasin dy gra

19:09, 02/06/2023
A+ Aa A-

Dy gra janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit, ka thënë guvernatori i zonës.

Vyacheslav Gladkov tha se viktimat u goditën nga predhat kur po udhëtonin me një makinë pranë fshatit Maslova Pristan, njofton BBC.

Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk thanë se ndërtesat ishin dëmtuar nga bombardimet dhe nga një sulm me dron gjatë natës.

Ukraina nuk ka komentuar deri më tani.

Megjithatë, Kievi ka mohuar përfshirjen në sulmet e mëparshme përtej kufirit, për të cilat thotë se janë kryer nga grupe ruse anti-qeveritare.

Në Belgorod, Gladkov tha se dy burra që udhëtonin me një makinë tjetër ishin plagosur rëndë nga bombardimet.

Ai shtoi se nëntë persona janë lënduar në rajon gjatë 24 orëve të fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco