Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lodhje dhe nerva të shkatërruara në vendstrehimet e Kievit nga bombardimet ruse gjatë natës Njerëzit prisnin në një vendstrehim gjatë sulmit ajror që vrau tri persona, përfshirë një fëmijë, të enjten.

Lodhje dhe nerva të shkatërruara në vendstrehimet e Kievit nga bombardimet ruse gjatë natës

18:55, 02/06/2023
A+ Aa A-

Sulmet në kryeqytetin e Ukrainës kanë shkaktuar pak viktima, por banorët po përballen me një terror të ri psikologjik.

Kur alarmet e sulmit ajror bien rreth orës 3 të mëngjesit, gjërat e para që qytetarët e rraskapitur bëjnë është të hapin telefonat celularë, të kontrollojnë lajmet, mesazhet e familjes dhe miqve - dhe të fillojnë të dëgjojnë shpërthimet që pothuajse me siguri do të pasojnë.

“Ti zgjohesh, shko në një hapësirë të sigurt, ndoshta në një strehë, duke mbajtur telefonin. Nuk mund të punosh, nuk mund të lexosh;  ulesh dhe shikosh përreth dhe preti. Në rastin më të keq, dëgjon një zhurmë të veçantë, ndoshta si një motoçikletë që kalon pranë”, tha Kira Rudik, një deputete ukrainase dhe udhëheqëse e partisë liberale Holos.

“Pret të shikosh nëse zhurma po afrohet apo po largohet. Rri e pret për të parë nëse në fund të zhurmës do të ketë një shpërthim - apo asgjë fare. Dhe nëse ka një shpërthim e thua “dreq”,  përpiqesh të zbulosh se ku është, në rast se dikush që njihni është afër, "vazhdoi ajo.

Pas tërheqjes ruse nga kufijtë e kryeqytetit në javët e para të luftës, qendra e Kievit rrallë herë është ndjerë e kërcënuar nga bombardimet – deri në muajin e kaluar. Gjatë dimrit pati sulme në rrjetet e energjisë dhe shërbimeve të qytetit, kryesisht në vende industriale, por tani sulmet me raketa dhe dron po zbarkojnë në ose afër shtëpive.

Vetëm këtë javë ka pasur gjashtë netë dhe një ditë bombardime radhazi. Sirenat e sulmit ajror, dikur të injoruara, pjesërisht sepse ato dilnin gjatë gjithë kohës, tani sjellin frikë të vërtetë.

Pothuajse të gjitha – më shumë se 90% – të raketave dhe dronëve janë të bllokuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, e udhëhequr nga sistemi Patriot i prodhuar nga SHBA, të cilin rusët janë të dëshpëruar ta rrëzojnë. Por edhe kështu, rënia e copave mund të jetë vdekjeprurëse, siç u dëshmua në orët e vogla të së enjtes kur tre persona, përfshirë një fëmijë nëntë vjeçar, u vranë në periferinë verilindore të Desnyanskyi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco