Blinken: Lufta e Putinit në Ukrainë është një humbje strategjike

Blinken: Lufta e Putinit në Ukrainë është një humbje strategjike

14:06, 02/06/2023
A+ Aa A-

Mbështetja e vazhdueshme masive e Ukrainës nga SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore që synon të forcojë vendin është një prelud për “paqe të vërtetë” dhe jo për një armëpushim të pafavorshëm, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken nga Helsink.

Ndërsa thirrjet për negociata rriten, sekretari amerikan i shtetit tha se një armëpushim do të vërtetonte kontrollin e presidentit rus Vladimir Putin dhe do ta lejonte atë të rifillonte ofensivën kundër Ukrainës.

Uashingtoni inkurajon iniciativat nga vende si Kina, Brazili dhe të tjera për sa kohë që ato janë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe respektojnë sovranitetin territorial, integritetin dhe pavarësinë e Ukrainës, theksoi Antony Blinken.

“Ne do të mbështesim përpjekjet, qofshin ato nga Kina, Brazili apo ndonjë vend tjetër, nëse ato kontribuojnë në gjetjen e një rruge drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” tha ai.

Ndërkohë, Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht, gjë që është një parakusht për diplomaci kuptimplotë, në mënyrë që Kievi të ketë aftësinë për të penguar ose mbrojtur kundër çdo kërcënimi të ardhshëm.

“Lufta e Putinit kundër Ukrainës ka qenë një humbje strategjike,” tha Blinken. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Ukrainën të ndërtojë “ushtrinë ukrainase të së ardhmes.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Shtetet e Bashkuara janë bërë më të kujdesshme ndaj kërcënimit kinez. Pushtimi rus nuk e largoi Uashingtonin nga rivaliteti në rritje me Pekinin”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane.

“Mbështetja jonë për Ukrainën nuk i ka dobësuar aftësitë tona për t’iu përgjigjur një kërcënimi të mundshëm nga Kina apo gjetkë,  përkundrazi, ajo i ka f

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco