Trump: Biden dhe familja e tij po mbrohen nga drejtësia e korruptuar dhe e njëanshme

Trump: Biden dhe familja e tij po mbrohen nga drejtësia e korruptuar dhe e njëanshme

13:26, 02/06/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha për Fox Neës se presidenti Biden dhe familja e tij po mbrohen nga sistemi gjyqësor i korruptuar dhe i njëanshëm në SHBA.

Gjatë një bisede të enjten në mbrëmje, Trump tha se ndaj tij është ushtruar një gjueti shtrigash përgjatë gjithë karrierës politike.

Ndërkohë, ai shtoi se drejtësia po ushtron një standard të dyfishtë ndaj Biden dhe familjes së tij.

“Ata po mbrohen dhe ky është një sistem i njëanshëm- është një sistem shumë i padrejtë që po i mbron ata,” tha Trump.

“Kure shikon gjithë këtë kriminalitet, siç është historia e laptopit, ka kaq shumë gjëra në të. Është kaq e keqe, kaq djallëzore, e megjithatë ata nuk bëjnë asgjë,” tha Trump, duke iu referuar skandalit të laptopit të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden.

Kujtojmë se në këtë laptop kanë dalë të dhëna që e lidhin Hunter Biden me Dorian Duçkën, këshilltarin hije të Edi Ramës.

Të tre më pas lidhen me fije të ngushta me një kompani kineze, e cila ka paguar për Hunter Biden, por edhe për ekspozitat personale të Edi Ramës në Kinë.

Kryeministri Edi Rama është duke u hetuar në SHBA për aferën McGonigal, e cila po ashtu mendohet se ka lidhje me faktin se FBI nuk ka hetuar siç duhet skandalet e Biden dhe djalit Hunter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco