Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Japonia goditet nga shirat e rrëmbyeshëm, autoritetet paralajmërojnë për stuhi tropikale

Japonia goditet nga shirat e rrëmbyeshëm, autoritetet paralajmërojnë për stuhi tropikale

12:00, 02/06/2023
A+ Aa A-

Shirat e rrëmbyeshëm goditën disa zona të Japonisë sot ndërsa stuhia tropikale Mawar po afrohet, me autoritetet që këshilluan më shumë se një milion persona të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre, megjithëse nuk u raportua për të lënduar.

Mawar, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Guam në fillim të kësaj jave, është shndërruar tashmë në një stuhi tropikale. Më shumë se 300 fluturime janë anuluar deri në mesditë si dhe 52 linja tragetesh, sipas ministrisë së transportit. Disa anulime janë bërë edhe në linjat e trenave.

Ngjarje të ngjashme të motit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të kaluarën, veçanërisht në verën e vitit 2018, kur më shumë se 200 njerëz vdiqën në Japoninë perëndimore.

Agjencia Japoneze Meteorologjike JMA ka lëshuar paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në pjesën perëndimore të ishujve Shikoku dhe Honshu.

Megjithëse reshjet e mëdha të verës nuk janë të rralla në Japoni, është e pazakontë që kjo lloj stuhie t’i afrohet ishujve në muajin qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco