VIDEOLAJM/ Joe Biden rrëzohet në skenë, reagojnë Trump dhe DeSantis

10:00, 02/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden u pengua dhe u rrëzua në skenë gjatë një aktiviteti në Kolorado.

Ngjarja bëri shumë bujë, kurse Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se presidenti është mirë.

Biden është 80 vjeç, presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. Kritikët thonë se ai është shumë i vjetër për të garuar për një mandat të dytë si president.

Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor i republikanëve për t’u përballur me Biden në vitin 2024, reagoi pas incidentit duke thënë se e gjitha kjo është një çmenduri.

“Shpresoj që nuk është lënduar. Kjo nuk është frymëzuese,” tha Trump.

Kurse Ron DeSantis, një tjetër kandidat i republikanëve, tha se i uronte Joe Biden një shërim të shpejtë nga çdo dëmtim.

“Por ne gjithashtu i urojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një shërim të shpejtë nga lëndimet që ka pësuar për shkak të Joe Biden dhe politikave të tij,” tha DeSantis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco