Kush është gruaja, emri i së cilës gjendet më së shumti në rrugët e Europës?

Kush është gruaja, emri i së cilës gjendet më së shumti në rrugët e Europës?

09:44, 02/06/2023
A+ Aa A-

Për çdo 10 rrugë që mbajnë emra burrash është një që mban emrin e një gruaje. Megjithatë, emri më popullor në rrugët e Europës është ai i një gruaje: Virgjëresha Maria.

Të dhënat janë siguruar nga Mapping Diversity, një projekt që analizon përfaqësimin në emrat e rrugëve rreth e qark Europës. Ekipi i kërkuesve kanë analizuar thuajse 146.000 rrugë në 30 qytete madhore në 17 shtete europiane.

Më shumë se një e treta (thuajse 53.000) e rrugëve kishin emra njerëzish. Më konkretisht, 48 mijë kishin emra burrash dhe 4800 emra grash.

“Është një kujtesë se kë vlerëson shoqëria jonë, ose kush ka qenë vlerësuar, apo kush nuk vlerësohet”, thuhet në uebsajtin e projektit.

“Dominimi i figurave mashkullore në rrugët tona nuk është thjesht një provë e një fakti historik apo kulturor, por gjithashtu një forcë, në subkoshiencë, por konstante, që kontribuon në përjetësimin e margjinalizimit të kontributeve të grave në histori, art, kulturë apo shkenca.”

Në disa qytete, situata duket më optimiste se në të tjerë, por edhe në tri qytetet të renditura më mirë, Stockholm (19.5% e rrugëve kanë emra grash), Copenhagen (13.4%), dhe Berlin (12.1%), nuk i afrohen rezultatin 50-50.

Ndërsa qytetet ku ka më shumë rrugë me emra burrash janë Athina (4.5%), Praga (4.3%), dhe Debrecen (2.7%), qyteti i dytë më i madh i Hungarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco