Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet keq, pasi dekoroi kadetët e Forcave Ajrore

VIDEO/ Presidenti Biden rrëzohet keq, pasi dekoroi kadetët e Forcave Ajrore

22:10, 01/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden nuk i ndahet incidenteve. Rrëzimet e shpeshta në shkallët e avionit presidencial tashmë ia kanë lënë vendin atyre në evente publike.

Biden këtë të enjte u pengua dhe përfundoi i shtrirë barkas mbi podiumin në Kolorado, ku ishte ftuar që të shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA.

Menjëherë pasi Presidenti ra në tokë, në ndihmë të tij erdhën zyrtarët e Forcave Ajrore, të cilët e ndihmuan që të ngrihej në këmbë dhe e shoqëruan drejt karriges ku duhej të ulej.

Sipas një raporti të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ai u pengua në një thes të zi me rërë që ishte vendosur për të mbajtur peshën e podiumit.

Pamjet e incidentit tregojnë vetë Biden që bën me gisht nga thesi me rërë, pasi është ngritur në këmbë, si për të treguar fajtorin.

‘Ai është mirë’, shkroi në Twitter drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt, pak pas incidentit.

Ndërkohë, Biden u pa duke vrapuar përsëri drejt autokolonës së tij kur ceremonia përfundoi pak pasi u pengua duke u përplasur në podium.

Ky incident i radhës vjen në një kohë kur sondazhet sugjerojnë se shumica e votuesve amerikanë shprehin hapur shqetësimin e tyre për moshën e thyer të presidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vatikani pse s'e njeh Kosovn?01/06/2023 22:40

Si ka mundësi janë kaq budallenj këta amerikanët?! Dakord që duan një kukull si Biden si President që ta urdhërojnë si të duan, t'i japin një copë letër e të flasë sipad udhëzimeve. Por plaku Joe Biddn ka pjerdhur, takon njerëz imagjinar, i jep dorën pas fjalimeve, rtëzohet në shkallët e avionit, tani në skenë, dikur s'dinte të orientohej as te kopshti i shtëpisë së bardhë, e mortën ata rojet i thanë nga të ikte. Pra, kaq keq ka ngelur SHBA për një kukull, nuk gjen dot një mamekin më të ri e më në formë, sidomos nga trutë?!

Shto koment

Denonco