VIDEO/ I riu luan padashje këngën e Titanikut në avion, por nuk e kupton që Winslet ishte ulur pranë tij

VIDEO/ I riu luan padashje këngën e Titanikut në avion, por nuk e kupton që Winslet ishte ulur pranë tij

17:07, 01/06/2023
A+ Aa A-

Një udhëtim me avion u shndërrua në një moment shumë gazmor për një burrë 25-vjeçar kur ai luajti pa dashje hitin e Celine Dion të Titanikun ‘My Heart Will Go On’.

Chris Olsen ndau në TikTok të papriturë që i ndodhi gjatë fluturimit të tij nga Kana në Londër. Ai e kuptoi shumë vonë se AirPods-et e tij nuk ishin të lidhur ndërkohë që po luhej kolona zanore e hiteve më të mëdha të Dion.

Në videon e TikTok, e cila ka mbledhur mbi 2.4 milionë shikime, Olsen tregon si u gjend gabimisht në rreshtin e dytë, duke menduar se ishte vendi i tij i caktuar. 

Ai vuri re se një grua ishte ulur tashmë në ndenjësen e dritares, ndërsa sedilja e mesme mes tyre ishte bosh.

Më pas dëgjohet i riu duke thënë: “Tani në këtë moment jam gati të dëgjoj pak muzikë, të ndihem rehat dhe në atë moment Dioni ishte në mendjen time sepse anuloi turneun e saj dhe kështu ata po luanin një sërë këngësh të saj në lajme”.

Pa e ditur ai, AirPods-et e tij nuk ishin futur në prizë, duke bërë që muzika e Celine Dion të luhej me zë të lartë në të gjithë aeroplanin. Në një moment, thotë ai në video, një stjuardesë iu afrua dhe i tha se ishte ulur në rreshtin e gabuar:

“Unë ngrihem, kthehem në rreshtin e tretë, por ndërsa ngrihem të iki dhe t’i kërkoj falje, gruaja e ulur në dritare, e shikoj fytyrën e saj dhe mendoj se ajo duket e njohur. Kështu që po përpiqesha të kujtohesha se ku e kisha takuar më parë. Ndërsa My Heart Will Go On i Titanic vazhdon të luhej, e kuptoj se çfarë po ndodhte. Unë isha ulur pranë Kate Winslet që fitoi Oscarin”.

 

@chris KATE IF YOU SEE THIS IM SORRY I DIDN’T KNOW #storytime #katewinslet #titanic ♬ original sound - Chris Olsen

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco