SHBA dhe Tajvani nënshkruajnë marrëveshjen e re tregtare

SHBA dhe Tajvani nënshkruajnë marrëveshjen e re tregtare

09:04, 01/06/2023
A+ Aa A-

SHBA dhe Tajvani do të nënshkruajnë një marrëveshje të re tregtare të enjten, pavarësisht tensioneve në rritje me Kinën. Njoftimi vjen përpara një samiti të sigurisë globale të nivelit të lartë në Singapor këtë fundjavë.

Vitet e fundit, marrëdhënia midis SHBA-së dhe Kinës ka qenë gjithnjë e më të tensionuara. Tajvani tha se marrëveshja do të nënshkruhet në Uashington të enjten në mëngjes.

Diçka e tillë pritet të forcojë lidhjet ekonomike midis Uashingtonit dhe Taipeit. Marrëveshja pritet të nënshkruhet përpara samitit vjetor të mbrojtjes Shangri-La Dialogue, i cili fillon të premten.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij kinez Li Shangfu pritet të udhëtojnë në Singapor për këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco