3 spiunët që u mbytën në 'Lago Maggiore'

3 spiunët që u mbytën në 'Lago Maggiore'

09:25, 30/05/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e një ditë më parë në Lago Maggiore në Itali, ku si pasojë e mbytjes së një varkë humbën jetën 4 persona.

Sipas të dhënave nga mediat italiane, dy prej viktimave ishin agjentë të shërbimeve sekrete italiane, një agjent izraelit i dalë në pension dhe një 50 vjeçare ruse, e identifikuar si bashkëshortja e pronarit të varkës.

Varka me mbi 25 persona në bord u mbyt si pasojë e motit të keq, teksa zbulimet e reja kanë shtyrë autoritetet të thellojnë hetimet.

Varka 16-metërshe ndodhej mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona kur ndodhi tragjedia, në një kohë kur personat e pranishëm po festonin një ditëlindje.

Shumë prej tyre arritën të dilnin në breg me not, teksa të tjerë u shpëtuan nga motovedetat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco