Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Modelja iraniane shkoi në Kanë dhe dërgoi një mesazh politik me një fustan

Modelja iraniane shkoi në Kanë dhe dërgoi një mesazh politik me një fustan

14:21, 29/05/2023
A+ Aa A-

Nuk ishin format perfekte të modeles iraniane Malanga Jaberit që i bënë blicet e fotografëve të shkëlqejnë kur ajo mbërriti në Festivalin e Filmit në Kanë .

As dekolteja zbuluese e cila, natyrisht, nuk kaloi pa u vënë re. 

Siç është raportuar nga revista gjermane "Focus" dhe gazeta "Bild", modelja me origjinë iraniane Malanga Jaberi mbërriti në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan që pjesa e dekoltesë kishte formën e  një laku, për të tërhequr vëmendjen ndaj ekzekutimeve të tmerrshme që po ndodhin në vendin islamik.

 

 

Në premierën e filmit “The Old Oak”, modelja nga Irani u shfaq me një fustan të gjatë ku me shkronja të mëdha floriri ishin shkruar fjalët “Stop Executions” (Ndaloni ekzekutimet).

Me fustanin e firmosur nga stilistja Jila Saber , Malaga donte qartë të tërhiqte vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për valën e ekzekutimeve në Iran, ku në këtë mënyrë brutale regjimi i mullahëve dëshiron të luftojë kritikët e qeverisë dhe protestuesit.

“Vetëm në muajt e fundit thuhet se janë ekzekutuar më shumë se 200 persona – shumë prej tyre janë varur pas rrëfimeve, ndërsa të tjerët janë torturuar ”, shkruan revista Focus.

Në vitin 2022 , ekzekutimet në Iran shënuan një rritje prej 75% ku vetëm vitin e kaluar u varën 582 persona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco