Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez , pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet rajonale dhe komunale, ka vendosur të mos e vazhdoj mandatin e tij deri në fund të legjislaturës dhe shpalli zgjedhje të parakohshme më 23 korrik.
“Sapo i kam komunikuar kreut të shtetit vendimin për të mbledhur Këshillin e Ministrave këtë pasdite për të shpërndarë qeverinë dhe për të vazhduar shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Sanchez, i cili ka konfirmuar se thirrja do të publikohet të martën në BOE dhe zgjedhjet do të mbahen të dielën, më 23 korrik.
“Këtë vendim e kam marrë në funksion të rezultateve të zgjedhjeve të djeshme”, tha kryetari i Qeverisë spanjolle një ditë pas zgjedhjeve komunale.
“Rezultatet e votimit përçojnë një mesazh që shkon më tej dhe për këtë arsye si kryetar i Qeverisë dhe si Sekretar i Përgjithshëm i PSOE-së i pranoj rezultatet dhe besoj se duhet të jap një përgjigje: t'ia dorëzojmë mandatin tonë demokratik vullnetit të popullit. Besoj se zgjidhja më e mirë është t'i japim fjalën popullit spanjoll në mënyrë që ata të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit", tha Sanchez.
Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën në Spanjë më 10 nëntor 2019, ku partia e tij PSOE ishte atëherë formacioni fitues në përqindje të votave (28% dhe 120 mandate).
© SYRI.net