Fundoset varka në liqenin italian, 3 viktima

Fundoset varka në liqenin italian, 3 viktima

08:41, 29/05/2023
A+ Aa A-

Një tragjedi  ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Itali, ku një varkë me turistë është fundosur si pasojë e motit të keq në Lago Maggiore, pranë brigjeve të Lisanzas në Varese. Deri në këto momente raportohet për tre viktima dhe një person të humbur, teksa 20 turistë të tjerë që ndodheshin në varkë arritën të shpëtonin.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e ndihmës së shpejtë, të ndihmuara dhe nga helikopterë, ku vijojnë ende kërkimet. Sipas të dhënave paraprake, personat e pranishëm në varkë ishin duke festuar një ditëlindje, kur u përfshinë nga një erë e fortë e cila e përmbysi mjetin lundrues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco