Konfirmohet zyrtarisht, Erdogan rizgjidhet në krye të Turqisë. Ja sa vota mori

Konfirmohet zyrtarisht, Erdogan rizgjidhet në krye të Turqisë. Ja sa vota mori

08:20, 29/05/2023
A+ Aa A-

Rexhep Tajip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.

Dhe kjo informatë vjen nga Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë, i cili njoftoi se ai ka marrë 52.14% të votave, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa rivali i tij, Kilicdaroglu fitoi 47.86% të votave.

Siç raportojnë më tej mediat, pothuajse të gjitha fletët e votimit janë numëruar dhe ky është rezultati i përkohshëm – ndërsa rezultati zyrtar do të shpallet pas disa ditësh.

Vendvotimet u mbyllën në orën 17:00 me orën lokale. Por Erdogan doli duke shpallur fitoren më pak se katër orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe përpara se votimi të shpallej zyrtarisht.

Ai i është drejtuar turmave për herë të parë, duke falënderuar njerëzit që “na dhanë përgjegjësinë për të udhëhequr për pesë vitet e ardhshme”.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Jemi bashkë jo deri të dielën por deri në varr”. Më pas shtoi: “Bye, bye, bye Kemal”. Në anën tjetër, do të ketë shumë pyetje për të ardhmen e Kemal Kiliçdaroglu, por kandidati presidencial ka thënë se ai do të vazhdojë atë që ai e quajti luftën e tij për demokraci dhe u kërkoi mbështetësve të tij të vazhdojnë gjithashtu.

Madje, Kiliçdaroglu e quajti procesin zgjedhor më të padrejtën në vite.
“Të gjitha mjetet e shtetit u mobilizuan për një parti politike dhe një njeriu”, tha kreu i CHP. “Si njeri i këtij vendi, unë kam luftuar gjithmonë për të drejtat dhe drejtësinë tuaj, në mënyrë që askush të mos ju shtypë, në mënyrë që të jetoni me bollëk dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha gjithashtu Kiliçdaroglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco