‘Credit Suisse’ i detyrohet miliona, ish-kryeministrit miliarder të Gjeorgjisë

‘Credit Suisse’ i detyrohet miliona, ish-kryeministrit miliarder të Gjeorgjisë

13:18, 26/05/2023
A+ Aa A-

Banka “Credit Suisse” i detyrohet ish-kryeministrit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, qindra miliona dollarë se nuk arriti t’i mbrojë paratë e miliarderit që mbante në një trust, i cili u grabit nga një menaxher. Kështu vendosi një gjykatë në Singapor të premten, skandali i fundit ky për bankën zvicerane të së cilës prej vitesh, problemet e detyruan të merrej  nga një rivale.

Ivanishvili në vitin 2004 vendosi më shumë se 1.1 miliardë dollarë në një trust të mbikëqyrur nga filiali i bankës në Singapor, “Credit Suisse Trust Limited” dhe punonjësi që menaxhonte trustin "përvetësoi shumë miliona dollarë" gjatë nëntë viteve përpara se të kapej dhe të dërgohej në burg, tha Gjykata Ndërkombëtare Tregtare e Singaporit.

Bidzina Ivanishvili, i cili grumbulloi një pasuri në Rusi si biznesmen përpara se të shërbente si kryeministër i Gjeorgjisë nga viti 2012 deri në 2013, e paditi bankën zvicerane për rreth 1.2 miliardë dollarë, duke thënë se ajo nuk arriti të administronte siç duhet trustin dhe t’ mbante të sigurta asetet e saj.

“Aktgjykimi i publikuar sot është i gabuar dhe paraqet çështje shumë të rëndësishme ligjore”, tha “Credit Suisse” në një deklaratë me shkrim. "Credit Suisse Trust Limited” duhet të ndjekë me forcë një apel."
Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco