VIDEO/ Përleshje masive në aeroportin e Çikagos, 2 të arrestuar

VIDEO/ Përleshje masive në aeroportin e Çikagos, 2 të arrestuar

10:43, 24/05/2023
A+ Aa A-

Një përleshje masive shpërtheu në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos dhe pamjet janë tronditëse. Në videon që po bën xhiron shihet momenti kur shpërtheu sherri në zonën ku merret bagazhet të hënën e kaluar.

Skenat kaotike tregojnë një grup prej rreth një duzinë njerëzish që po zihen, duke përfshirë dy gra duke shkulur flokët e njëra-tjetrës. Sipas policisë, një 18-vjeçar dhe një  20-vjeçare u akuzuan për dhunim.

Christopher Hampton, 18 vjeç, nga Maywood, Illinois dhe Tembra Hicks, 20 vjeç, nga Carol Stream, Illinois, ishin të akuzuarit.

Ende nuk dihet arsyeja e sherrit.

Në një deklaratë, policia e Çikagos tha: “Një mosmarrëveshje verbale gjatë zbarkimit u përshkallëzua kur një femër 24-vjeçare u godit me grusht nga dy  të tjerë.

Autorët u arrestuan dhe u akuzuan në përputhje me rrethanat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco