‘Revolucion i ngjashëm si në 1917’/ Kreu i grupit Wagner: Moska mund ta humbasë luftën në Ukrainë

‘Revolucion i ngjashëm si në 1917’/ Kreu i grupit Wagner: Moska mund ta humbasë luftën në Ukrainë

10:40, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me një revolucion të ngjashëm me atë të 1917-ës dhe të humbasë luftën në Ukrainë.

Ai tha gjithashtu se kjo situatë nuk duhet të neglizhohet dhe se liderët rusë duhet të merren seriozisht me luftën.

Pushtimi rus i Ukrainës  në shkurt 2022 shkaktoi një nga konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza raketore kubane e vitit 1962.

Nga ana e saj Ukraina po përgatit një kundërsulm që synon të largojë trupat ruse në kufij që ekzistonte para vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, vuri në dukje Prigozhin.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se Ukraina do të përpiqet të rrethojë Bakhmutin dhe të sulmojë Krimenë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco