Spanja përfshihet nga zjarret, qindra të evakuuar

Spanja përfshihet nga zjarret, qindra të evakuuar

12:28, 19/05/2023
A+ Aa A-

Një zjarr në rajonin perëndimor të Extremadura, në Spanjë ka shkatërruar deri në 14,800 hektarë tokë dhe ka detyruar 550 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me erërat e forta që po pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, sipas shërbimeve të emergjencës.

Deri në 250 zjarrfikës janë në gatishmëri në rajonin Pinofranceado të Spanjës, në provincën e Cáceres pranë kufirit me Portugalinë. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e deri në 550 banorëve nga fshatrat e zonës. Sipas autoriteteve, zjarri ka rënë për shkaqe natyrore.

Një dimër jashtëzakonisht i thatë në pjesë të Europës Jugore pas tre viteve të reshjeve nën mesataren në Spanjë po shton rrezikin nga zjarret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco