Sarkozy humbi apelin kundër vendimit për korrupsion, mund ta vuajë dënimin në shtëpi

Sarkozy humbi apelin kundër vendimit për korrupsion, mund ta vuajë dënimin në shtëpi

12:05, 17/05/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy humbi apelin kundër dënimit me burg për korrupsion.

Megjithatë, gjykata e apelit në Paris vendosi se ai mund ta vuante dënimin në shtëpi, duke mbajtur një byzylyk në këmbë në vend që të shkonte në burg.

Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me tre vjet burg ,duke përfshirë dy të pezulluar, për përpjekje për të ndikuar tek gjyqtari në një çështje tjetër në 2014.

67-vjeçari ishte ish-presidenti i parë francez që mori një dënim me burg.

Ndryshe nga dita kur është zbuluar ky rast, Sarkozy ishte në qendër të vëmendjes dhe vazhdimisht pyetjes për rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco