Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ukraina pretendon se ka çliruar 20 kilometra katrorë rreth Bakhmutit

Ukraina pretendon se ka çliruar 20 kilometra katrorë rreth Bakhmutit

11:43, 17/05/2023
A+ Aa A-

Forcat ukrainase kanë çliruar rreth 20 kilometra katrorë territor nga forcat ruse rreth lindjes së Bakhmutit gjatë ditëve të fundit, tha mbrëmë zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Malyar.

Ajo shkroi në Telegram se forcat ruse kanë bërë “disa” përparime në vetë qytetin e Bakhmut, dhe se luftimet e ashpra vazhdojnë.

“Armiku po përparon pak nga pak në vetë Bahmut, duke e shkatërruar plotësisht qytetin me artileri. Përveç kësaj, armiku po sjell parashutistë profesionistë. Luftimet e ashpra vazhdojnë me rezultate të përziera. Në situatën aktuale, njësitë tona po bëjnë maksimumin, madje edhe më shumë se kaq”, tha ajo.

“Fakti që mbrojtja e Bakhmutit zgjat kaq muaj dhe ka përparime në fusha të caktuara, tregon forcën e luftëtarëve tanë dhe profesionalizmin e lartë të komandës së mbrojtjes. Do t’ju kujtoj se armiku ka një avantazh në numër njerëzish dhe armësh. Në të njëjtën kohë, falë veprimeve të ushtrisë sonë, ai që nga vera e kaluar nuk ka mundur të zbatojë planet e tij në drejtim të Bakhmutit”, shtoi ajo.

Ndryshe beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se dhjetë muaj, ku të dyja palët kanë për synim të marrin nën kontroll këtë qytet në lindje të vendit, që ka një rëndësi të madhe strategjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco