Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Olena Zelenska në Korenë e Jugut, Zonja e Parë e Ukrainës takohet me presidentin

Olena Zelenska në Korenë e Jugut, Zonja e Parë e Ukrainës takohet me presidentin

10:51, 16/05/2023
A+ Aa A-

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska u takua me Presidentin e Koresë së Jugut Yun Suk-yeol. Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në një konferencë për media.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap të publikuar sot, Zelenska tha se ishte e gatshme të ftonte Yun në vendin e saj, duke thënë se një vizitë e tillë do të ishte një mbështetje e madhe  për ukrainasit.

Ajo gjithashtu paralajmëroi kundër rrezikut të lodhjes nga lufta dhe bëri thirrje për mbështetje “më radikale” për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Koreja e Jugut, një prodhues i madh i predhave të artilerisë, ka thënë se nuk do të furnizojë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, duke përmendur marrëdhëniet e saj me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco