Rusët sulmojnë me raketa një spital në Ukrainë, raportohet për 4 të vdekur

Rusët sulmojnë me raketa një spital në Ukrainë, raportohet për 4 të vdekur

18:15, 15/05/2023
A+ Aa A-

Katër persona u vranë një një sulm me raketa në një spital në qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko.

“Rusët sulmuan qytetin me raketa këtë mëngjes, ata goditën një spital”, tha guvernatori rajonal i Donetskut në një mesazh në Telegram.

Kirilenko postoi foto të një ndërtese trekatëshe të dëmtuar rëndë. Zyrtari ukrainas u bëri thirrje banorëve të këtij qyteti të vogël në rajonin industrial të Donbasit që të largohen sa më parë.

“Çdo ditë e re që kaloni në rajonin e Donetsk rrit rrezikun për t’u bërë viktimë e sulmit rus ,” theksoi ai.

Avdiivka ishte një nga objektivat kryesore të një ofensive dimërore ruse që synonte të nxiste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por ka bërë vetëm përfitime të vogla territoriale në lindje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco