Drama presidenciale në Turqi/ BBC: Ja çfarë thonë rezultatet e para

Drama presidenciale në Turqi/ BBC: Ja çfarë thonë rezultatet e para

19:31, 14/05/2023
A+ Aa A-

BBC

Ne po dëgjojmë gjëra të ndryshme nga agjenci të ndryshme lajmesh.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, e vendos presidentin Erdogan në avantazh me 52.4 përqind të votave dhe kandidatin e opozitës, Kilicdaroglu me 41.7 përqind, bazuar në pothuajse 44 përqind të votave të numëruara.

Megjithatë Anka, një agjenci lajmesh në pronësi private, e cila dihet se është më afër opozitës, e vendos Kilicdaroglu përpara me 47.4 përqind, me Erdoganin me 46.8 përqind, bazuar në 31.3 përqind të votave të numëruara.

Të dyja agjencitë raportojnë se Erdogan e nisi me pothuajse 60 përqind të votave dhe me numërimin e gjithmonë e më shumë votave, kemi parë të ngushtohet epërsia e tij.

Siç ju kemi raportuar edhe më herët, në vitet e mëparshme bastionet e Erdoganit kanë tentuar t’i nxjerrin rezultatet e tyre më herët se zonat e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco