Meloni: Italia do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë

Meloni: Italia do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë

18:33, 14/05/2023
A+ Aa A-

 

Italia do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës armë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kështu u shpreh këtë të shtunë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Pas takimit me Volodymyr Zelensky në Romë, Meloni u shpreh se po pritet fitorja e Ukrainën.

Ajo premtoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.

Zelensky është aktualisht në një takim me Papën, pasi takoi Melonin dhe presidentin Sergio Mattarella.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të "martirizuar" të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh papal mund të çonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan dhe tha se ai i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën të kthente fëmijët e marrë ilegalisht në Rusi gjatë pushtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco